Aplikacion
Ai “autogol” pritet t’i kushtojë shtrenjtë Noel Le Graet, pasi të shumtë janë zërat që janë ngritur kundër tij. Nga Mbappe, te Riberi e shumë personazhe të tjerë kanë dënuar sjelljen e numrit 1 të futbollit francez, i cili së fundmi është përballur edhe me akuza të tjera për ngacmim seksual etj.
Kjo situatë ka bërë që në lojë të futet edhe Emmanuel Macron, me presidentin e Francës që i ka dërguar një sms, për të studiuar terrenin, ish presidentit të UEFA-s, Michel Platini.
Macron kërkon të kuptoj nëse Platini është i interesuar për këtë post. Nëse kjo dëshirë e Macron do të bëhej realitet, do të ishte një rikthim i bujshëm i tre fituesit të “Topit të Artë”, i cili pas akuzave të forta për korrupsion dhe largimit nga UEFA ka qëndruar larg futbollit.