Aplikacion
Ministria e Jashtme e Kosovës, njofton se përmes kësaj note-proteste u është kërkuar Maqedonisë së Veriut që të marrin masa për të hetuar këtë rast.
“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, shprehet institucioni i Ministrisë së Jashme i Kosovës.
Kujtojmë se kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar edhe një takim më herët me ambasadoren maqedonase në Kosovë si edhe me zv.kryeministrin Arben Fetai, në takime ku shprehu shqetësimin e saj në lidhje me incidentit
Ndërkohë në reagimin e tyre zyrtar, Maqedonia e Veriut shprehu keqardhje për incidentin gjatë udhëtimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas zyrës së Presidencës në Kosovë, Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit i kanë tentuar që ti marrin telefonin personal. Osmani nuk ka lejuar një gjë të tillë, pasi e ka konsideruar si shkelje të rëndë. Madje në reagim u tha se zyrtari i aeroportit ka tentuar që të shtyjë fizikisht Presidenten.