zoom

Aktualitet

Incident i rëndë në Oborrin Mbretëror, Princ Leka sulmohet fizikisht nga ish-gruaja dhe vjehrri!

Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Tiranë dhe që përfshin familjen mbretërore shqiptare.

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit, (dje), nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e vogël, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror, për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzës së tij 3-vjeçare.

Menjëherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në Komisariat, ku dhe ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu është paraqitur edhe ne ambientet e Spitalit “Nënë Tereza”, për të marrë ndihmën mjekësore, shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këte çështje dhe hetimet e mëtejshme që mund të kryhen në gjendje të lirë, pasi të pyeten palët.

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia u konifirmua në fund të muajit janar, nga vetë ata. Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror konfirmoi këtë ndarje dhe dha detaje rreth divorcit të bujshëm.

Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë para ndarjes zyrtare, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. /ZOOM.AL/