Aplikacion
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se 20 masa sigurie janë firmosur, masa si arrest me burg, arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitjeje. Po vijon kontrolli në banesat e personave të dyshuar.
Urdhër-arreste janë lëshuar për shtetasit Denisa Tollkuci, Dashamir Ymeraj dhe raportohet për gazetarin Endrit Habilaj, por pritet konfirmin zyrtar edhe nga SPAK. Gjithashtu edhe për disa shtetas të huaj.
Më konkretisht mësohet se ata që kanë masa shtrënguese janë; Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Ilir Dedja, Endrit Habilaj dhe Renardo Nallbani, Giuseppe Ciafaglionen dhe dy shtetas të huaj të tjerë. Pjesa tjetër kanë masa të lehta ose hetohen në gjendje të lirë.
Operacioni ka nisur në orën 07:00 të ditës së sotme dhe është ende në vijim. Policisë i kanë vajtur 6 urdhër-arreste, por asnjë nuk është ekzekutuar, sepse asnjë nga personat nuk është gjetur në banesë. Vetëm njëri sipas sistemit TIMS është në territorin e Shqipërisë, të tjerët kanë dalë jashtë vendit.
Janë firmosur urdhër-arreste edhe për disa shtetas të huaj, të cilët gjithashtu rezultojnë të jenë jashtë vendit. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar mbi operacionin. Mësohet se ndaj personave të dyshuar, mes të cilët ka zyrtarë, biznesmenë e gazetarë, rëndojnë dyshimet për veprat të ndryshme penale, përfshirë edhe ajo e pastrimit të parave.
Ky aksion është ende në vijim, vijojnë kontrolli i banesave dhe komunikimi i masave. Kujtojmë se ky hetim vijon prej vitesh, madje në fillim gusht të vitit të kaluar u sekuestrua edhe kompania e inceneratorit dhe u ngrinë pasuritë. SPAK ka marrë në pyetje për dosjen edhe kryebashkiakun Erjon Veliaj javë më parë, teksa ka arrestuar dhe ka nën akuzë 8 drejtorë të institucionit. /ZOOM.AL/