zoom

Politikë

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi i bën ftesën e papritur Erion Veliajt!

Ish-kryetarja e LSI-së, deputetja Monika Kryemadhi ka ftuar Erion Veliajn që të shkojnë bashkë në Sharrë dhe të shikojnë nëse ka apo jo incenerator në punë dhe nesë shërbimi justifikon kontratën e plehrave për 29 Euro/ ton.

Pas akuzave, deputetja i ka nxjerrë edhe njëherë letrat që kryebashkiaku ka firmosur për inceneratorët dhe i kërkon drejtësisë që të flasë.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi Ka denoncuar shpeshherë aferat korruptive me inceneratorët. Ajo kallzoi në prokurori çështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe disa ditë më parë, Kryemadhi publikoi një material ku sipas saj vërtetoheshin shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës.

Related Posts