Aplikacion
Administratori i inceneratorit të Elbasanit pranoi dy ditë më parë në artikull për BIRN se përshkak të një defekti, impianti ka një vit i fikur dhe nuk punon.
Por kjo nuk e ka ndaluar Entin Rregullator të Energjisë t’i rinovojë inceneratorit licencën e prodhimit të energjisë.
Në mbledhjen e fundit, ERE i ka rinovuar të drejtën e prodhimit të energjisë inceneratorit të Elbasanit (ECO-Alb) deri në 2025 dhe pse në 2023-shin nuk prodhoi asnjëherë energji. edhe në 2022-shin, të dhënat tregojnë se impianti i inceneratorit funksionoi vetëm për dy muaj.
Kjo është hera e dytë që ERE i jep licencën ECO-Alb.
Qëllimi në letra i djegësve ishte ai i incenerimit të mbetjeve dhe me energjinë e çliruar, prodhimin e energjisë elektrike, që më pas mund të futej në rrjetin e transmetimit, duke iu shitur qeverisë me një çmim preferencial.
Inceneratori i Elbasanit është i vetmi djegës që ka kapacitete operimi por raportimet tregojnë se ai nuk ka qenë asnjëherë funksional as në rolin e djegies së mbetjeve dhe as të prodhimit të elektricitetit. Godina është momentalisht e sekuestruar pasi SPAK e cilësoi si korruptive procesin e ndërtimit të djegësit./Zoom.al