zoom

Politikë

Inceneratorët/ LSI: SPAK të thellojë hetimet, Erion Veliaj përgjegjësi kryesor i skemës mafioze

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje aferën e inceneratorëve.  Përmes një postimi në facebook ai shkruan se qytetarët e kryeqytetit duhet të paguajnë çdo ditë 80 mijë dollarë për inceneratorin e Tiranës.

Braimllari i bën thirrje SPAK që të hetojë skemën mafioze të djegësave të plehrave në kryeqytet.

POSTIMI I PLOTË

Qytetaret e Tiranes paguajne çdo dite 80.000 dollare per inceneratorin e Tiranes i cili nuk funksionon.

Firma e Erion Veliaj ne kundershtim me ligjin duke tejkaluar kopetencat e kryetarit te bashkise, duke vjedhur kopetencat e keshillit bashkiak tregon qarte pse duhej.

Grupi i strukturuar kriminal ka qene i qarte kur ka marre kete vendim. “Te gllaberojme çdo gje te mundshme duke filluar nga ndertimi i inceneratoreve, tek grumbullimi i mbetjeve dhe deri tek evazioni fiskal me firma fiktive”

SPAK duhet te thelloje hetimet ne kete skandal duhet te marre nen hetim Erion Veliaj ai eshte pergjegjesi kryesor i kesaj skeme mafioze ne Tirane.

Qytetaret e Tiranes paguajne çdo dite 80. 000 dollare per kere afere korruptive e cila nuk i sherben qytetit dhe qytetareve te Tiranes, por vetem xhepave te Erion Veliaj./zoom.al/

Postime të lidhura