Aplikacion
Sipas Kryemadhit, “vetëm Bashkia Tiranë ka paguar deri në nëntor 54 milionë dollarë. Këto 54 milionë dollarë shkojnë në një kompani ku pronarët janë në kërkim nga drejtësia shqiptare“.
Deklarata e plotë:
Arroganca e qeverisë dhe gjithë institucioneve që kanë të lidhur me projektin e inceneratorëve sfidojnë drejtësinë e taksapaguesit shqiptarë.
Kjo arrogancë e pashoqë e Ramës kalon cdo limit të moralit politik dhe njerëzor.
Vetëm Bashkia Tiranë ka paguar deri në nëntor 54 milionë dollarë.
Ju rikujtoj dhe një herë që diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e Bashkisë. Të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më parë e pjesa tjetër që nuk diferencohet dërgohet në landfill në pritje të incenerimit.
I bëj thirrje cdo qyetari që që është pjesë e qeverisë, administratës, bashkisë e sistemit të drejtësisë që paguajnë cdo ditë 29 euro tonin, ku 15 euro u vidhet. Më e pakta që mund të bëjnë për moralin e tyre njerëzor politik e juridik të ndalojnë pagesat. Këto 54 milionë dollarë shkojnë në një kompani ku pronarët janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Do i shkojmë deri në fund, transparenca e zbardhja e një vepre korruptive si është koncensionari i inceneratorëve.
Vepra korruptive të Ramës e qeverisë së tij që fut dorën në xhepin e varfër të qytetarëve duke i vjedhur në cdo sekondë të ditës.