zoom

Bota

Imazhe satelitore/ Tanke dhe mjete të blinduara dynden drejt Kievit

Imazhe satelitore tregojnë një dyndje të madhe të forcave tokësore ruse drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Qindra automjete ushtarake janë drejtuar në verilindje të qytetit ukrainas të Ivankiv-it, duke lëvizur në drejtim të Kiev – afërsisht 40 milje larg.

Sipas Fox News, kolona shtrihet në më shumë se 3.25 milje dhe përmban karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara si tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, artileri vetëlëvizëse.


Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Kyiv-it foli për Associated Press, ku tha se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.

Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve dhe nëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, citohet të ketë thënë ai. “Për momentin jemi të rrethuar”.