zoom

Lajme

Ilir Shaqiri “fut në kurth” të dashurin e vajzës: Udhëtuam për 8 orë vetëm

Vajza e Ilir Shaqirit, Emily, është në një lidhje dashurie.

Vetë balerini i njohur, fitues i Big Brother VIP 1, ka rrëfyer momentin kur Emily i tregoi për njohjen me një djalë, duke shpjeguar se ajo ndihej në siklet.

“E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?. Më tha jo. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka. Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë. I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë”, tha Ilir Shaqiri.

Ai tregoi edhe se pasi mësoi për historinë e tyre të dashurisë, kërkoi ta njihte më mirë djalin. Dhe për këtë, Ilir Shaqiri “e futi në kurth” të dashurin e vajzës, duke e ftuar në një udhëtim me makinë vetëm.

“Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra,” u shpreh fituesi i Big Brother Vip në “Wake Up”.