zoom

Politikë

Ilir Meta: ‘Kjo qeveri që vetëm vjedh përditë qytetarët, ua bën të pashpresë të ardhmen’

Nga konferenca për shtyp e Ilir Metës, tashmë në krye të Partisë së Lirisë:

“Ndërkohë Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncensionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës.

Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze.

Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.

Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bërë të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Të gjitha këto dhëna, të bëra nga publike nga raporte të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare provojnë qartë atë që kemi thënë në krye të herës që Qeveria ka vetëm një axhendë antikombëtare, shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë, që duhet dhe do ta ndalim një orë e më parë.”