zoom

Politikë

Ilir Meta e nis ditën duke shkuar në selinë e PD-së, takohet me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraditen e ka nisur ditën duke zhvilluar një takim me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike.

Ende nuk dihen detajet e takimit mes dy liderëve të opozitës por burimet mediatike bëjnë me dije se do të diskutohet aksioni opozitar dhe protestat e mundshme ditët në vijim.

Ky takim vjen pak ditë pasi Meta dhe Berisha, dorëzuan në KQZ listën me emrat e anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet lokale e 14 majit.