zoom

Aktualitet

“Ilaçet më shkaktuan probleme”/ “Çmendet” 37-vjeçarja, spërkat me benzinë farmacinë

Një 37-vjeçare në Tiranë tentoi të digjte me benzinë një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Sipas policisë, shtetasja Marsida Kumurija, që u arrestua pas ngjarjes, pretendonte se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Grupi hetimor gjeti në derën e farmacisë bidonin me benzinë dhe celularin e 37-vjeçares, të cilat u sekuestruan si prova materiale./ Zoom.al