zoom

Sport

Iku nga Chelsea, por Thiago Silva befason me ekipin e ri që ka zgjedhur

Pak ditë më parë i dha lamtumirën Chelsea. Por Thiago Silva, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullin për shumë vite, ka vendosur të largohet vetëm nga futbolli i rëndësishëm.

Braziliani njoftoi mbylljen e aventurës me Chelsea, ndërsa nuk ka humbur kohë duke gjetur një skuadër të re.

Këtë herë Silva, në moshën 39-vjeçare, ka vendosur të largohet nga futbolli i rëndësishëm evropian, për të nisur një aventurë të re në atdheun e tij, në Brazil.

Mësohet sipas mediave braziliane, se Fluminense do të jetë skuadra e tij e re, me klubin brazilian që ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin, që ka luajtur më parë me Milan, PSG dhe Chelsea, ku me këtë të fundit fitoi edhe Champions në vitin 2021. /ZOOM.AL/