Aplikacion
Pasi i mori jetën për çështje parash dhe e hodhi trupin e pajetë në një pus pranë shtëpisë, Esmeraldi deklaroi në polici se Enver Balla ishte larguar nga banesa me një grua tjetër.
Për të hequr përgjegjësinë nga vetja, ai u përpoq të fajësonte gruan e panjohur për krimin, duke deklaruar para policëve se dyshonte se ajo i kishte vrarë babanë sepse ai nuk kishte arsye pse të largohej nga shtëpia.
Djali tjetër i Enver Ballës u kthye nga Italia pasi mori vesh se babai i tij ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Ai kallëzoi në polici se në Instagram i ka shkuar një mesazh nga një shtetase e panjohur, ku shkruhej që të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Pas hetimeve, policia zbuloi se bëhej fjalë për vrasje dhe vuri në pranga djalin 30-vjeçar, Esmerald Balla.
Pas prangosjes, ai pranoi se e kishte vrarë babanë, duke pretenduar se i ati i kishte vjedhur paratë dhe se lekët që mbante në kasafortë në të vërtetë i përkisnin atij.
Policia gjeti armën e krimit të hedhur në një kanal, ndërsa si provë materiale u sekuestrua edhe kasaforta.
“Vend i ndyrë”- Aktorja reagon ashpër ndaj Iliriana Bashës: Turp të kesh, kur vodhe me grushte…