Aplikacion
Bëhet fjalë për ish-Hotel Dajtin, që pretendohej në investimin e hedhur prej vitesh, se do bëhej Banka e Shqipërisë (zyrat) dhe teksa u lakuan destinacione të ndryshme..
Sot e kësaj dite ky destinacion s’ka qenë kurrë final, edhe pse paratë janë harxhuar, teksa godina prej vitesh rri si një mur i ftohtë i rrethuar, duke prishur imazhin e një prej zonave më atraktive në kryeqytet, fiks në zemër të saj dhe me shumë histori nga pas.
Shkreli nuk ka shtuar asgjë sqaruese, duke e lënë tek ndjekësit nënkuptimin, që në fakt mbetet i qartë, por nevojën për shpjegim teknik e ka pasur.
Inxhinieri në disa prej shumë komenteve të ndjekësve (friends) në Facebook e ka bërë këtë interpretim profesionalo-ligjor me pak fjalë.
Ai thotë se kthimi i një ish-hoteli me nam në Shqipëri dhe Ballkan, pra me shumë histori, në zyra administrate për BSH, nuk shkon aspak.
Teksa komentuesit e pyesin dhe konstatojnë ai shkruan tek i pari:
“I është ndryshuar destinacioni… në funksion administrativ; pra ka një mospërputhshmëri ulëritëse midis formës dhe funksionit…”.
Teksa më tej ka edhe komentues konfuzë, ai vijon:
“E në termat e kontratës së shitjes qe percaktuar ndryshimi i destinacionit”.
Kurse indinjatës së shumë komentuesve, që theksojnë edhe prishjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri apo muzeumeve, ai i përgjigjet:
“Edhe pishat madhështore u ngordhën…”.
Por edhe konstaton me keqardhje në fund: “Çfarë humbi nuk kthehet më; pjesa tjetër, sot për sot, i lihet kohës”, duke iu referuar jo vetëm skandalit me “Hotel Dajtin” pa destinacion final, tek ato që kanë ndodhur me trashëgiminë në këto tre dekada. /ZOOM.AL/
La Repubblica: Qeveria italiane gati ligjin e ri për Gjadrin/ Të shkojnë emigrantët e parregullt