zoom

Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit te “Plepat”, shoferi merr arratinë me “Benz”-in e bardhë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Bëhet me dije se viktima 78-vjeçar është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur të moshuarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë njoftojnë se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij. Banorët dëshmitarë rrëfyen se autori drejtonte një “Benz” me ngjyrë të bardhë, që u largua menjëherë pas ngjarjes dhe se mjeti kishte targa të huaja.

“Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha policia vendore. Trupi i viktimës ndodhet në morg për procedura, në pritje të tërheqjes nga familjarët. /ZOOM.AL/