zoom

Sport

Ibrahimovic shuplak prindërve të Mbappe: Duhet të heshtin, ai nuk është Zidane

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju dhe shpreson të jetë i gatshëm për Milanin në janarin e vitit 2023.

Megjithatë, Zlatan vijon të mbetet një nga protagonistët absolut në botën e futbollit edhe kur ai nuk jep kontribuin e tij nga fusha e lojës.

Së fundmi suedezi ka dhënë një intervistë për mediat franceze duke folur për situatën aktuale të ish-klubit të tij Paris Saint German.

“Mbappé, si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet disiplinën, humbet identitetin. Zidane është Zidane për një arsye. A dëshiron Mbappé ta imitojë atë?  Nuk jam i kënaqur. Mbappe mori vendimin e duhur për të qëndruar në Paris, jo për veten e tij por për Parisin. Mbappe e ka vendosur veten në një situatë ku është më i rëndësishëm se klubi, dhe klubi i dha çelsat për këtë. Por t’i nuk je kurrë më i madh se një klub”.

Për sulmuesin e Milanit, kjo situatë është krijuar nga prindërit e Mbappe, të cilët ai i kritikoi.

“Kur një fëmijë bëhet i fortë, ai mund të fitojë lehtësisht para. Pastaj prindërit e tyre bëhen avokatë, agjentë, trajnerë… Ata kalojnë nga një gjë në tjetrën. Dhe ky është problemi. Në këtë rast humbisni vetëdisiplinën dhe identitetin tuaj. Sot me brezin e ri, prindërit, babi dhe mami, dhe çdokush tjetër, mendojnë se je shëndërruar në një yll. Ata flasin në gazeta. Por kush mendoni se jeni? Mbylle. I takon djalit tuaj, lojtarit, të punojë dhe të jetë i disiplinuar”, u shpreh suedezi.

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për katër sezone te “Parizienët” nga viti 2012 deri në vitin 2016. /zoom.al/