Aplikacion
Ishin kalimtarë të rastit që zbuluan trupin e pajetë dhe njoftuan menjëherë policinë vendore. Pas këqyrjes dhe hetimeve paraprake u mësua se bëhej fjalë për shtetasin me inicialet D.H.
“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sqaroi policia.
Megjithëse familjarët e kishin denoncuar si të humbur dhe kërkuar, trupi i të ndjerit u gjet vetëm paraditen e sotme, teksa hetimet vijojnë dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore. /ZOOM.AL/
Thellohet skandali me mandarinat shqiptare, tjetër rast me pesticide. Qeveria: Mund t’i konsumoni