Aplikacion
I arrestuari është shtetasi me inicialet A.S 23 vjeç. Dyshohet se i riu i ka vënë flakën një makine në parkim, ku si pasojë janë djegur disa automjete të tjera. Ai ka mohuar aktin si një konkurrencë biznesi, teksa hetimet vijojnë ende. kamerat kapën dy agresorët, njëri që spërkaste dhe vinte flakën dhe tjetri që ruante.
Në kohën që 23-vjeçari ka djegur makinat ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia po heton se cilat ishin shkaqet që i riu ndërmori këtë veprim.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit: A. S., 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi””, njofton policia. /ZOOM.AL/