zoom

Aktualitet

I vodhi çantën e dorës një gruaje, prangoset 36-vjeçari (EMRI)

Një 36-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës këtë të premte për vjedhje me dhunë. Sipas policisë, Edison Foto, i shoqëruar nga një person tjetër, i grabiti çantën e dorës një 47-vjeçareje dhe më pas u larguan të dy me shpejtësi.

Pasi hapi pamjet filmike, policia ra në gjurmët e 36-vjeçarit dhe e arrestoi, ndërsa bashkëpunëtori i tij është në kërkim.

Edison Foto akuzohet se është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në Korçë: konkretisht: më datë 21.04.2023, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.