zoom

Slider

I vëllai vdiq nga kanceri, Madonna: Bëra maksimumin për ta mbajtur në jetë sa më gjatë

Madonna ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj Christopher Ciccone, i cili ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

Në një postim në Instagram , këngëtarja 66-vjeçare shkroi se lidhja e tyre ishte e vështirë për t’u shpjeguar.

“Kemi marrë duart e njëri-tjetrit dhe kemi kërcyer në çmendurinë e fëmijërisë sonë, në fakt kërcimi ishte një lloj superngjitësi që na mbante bashkë”, thekson ylli i popit.

Ajo shkroi: “Kur më në fund mora guximin të shkoja në Nju Jork për t’u bërë balerinë, vëllai im më ndoqi, dhe përsëri ne kapëm duart e njëri-tjetrit dhe vallëzuam në çmendurinë e qytetit të Nju Jorkut”.

“Kemi kërcyer së bashku në skenë në fillimet e karrierës sime dhe më në fund, ai u bë drejtori im krijues i shumë turneve. Vëllai im ishte pranë meje, ai ishte piktor, poet dhe vizionar, e admiroja. Ai kishte një gjuhë të mprehtë, të cilën ndonjëherë e përdorte kundër meje, por unë ia falja gjithmonë. Ne u ngjitëm në lartësitë më të larta së bashku, dhe u ulëm në lartësitë më të ulëta. Në një farë mënyre, ne gjithmonë e gjenim njëri-tjetrin përsëri dhe u mbajtëm për dore dhe vazhduam të kërcenim”, theksoi Madonna.

Dyshja u ndanë në vitin 2008 pas publikimit të autobiografisë së tij, të titulluar Life With My Sister Madonna, ku ai shkroi për jetën e saj të dashurisë dhe se si ishte të punoje për të.

Duke folur për ribashkimin para vdekjes së tij, Madonna shtoi: “Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta. Ne nuk folëm për një kohë, por kur vëllai im u sëmur, gjetëm rrugën e kthimit tek njëri-tjetri. Bëra maksimumin për ta mbajtur në jetë sa më gjatë. Ai kishte shumë dhimbje deri në fund, edhe njëherë u mbajtëm për dore, mbyllëm sytë dhe kërcenim bashkë. Më vjen mirë që nuk vuan më, nuk do të ketë kurrë njeri si ai. E di që po kërcen diku.”

Ciccone ishte gjithashtu një artist dhe stilist, i cili drejtoi video muzikore për yje të tjerë, duke përfshirë Dolly Parton dhe Tony Bennett.

Njerka e Madonna-s, Joan, gjithashtu vdiq nga kanceri kohët e fundit, dhe vëllai i madh i saj, Anthony vdiq në fillim të vitit të kaluar.