zoom

Stil

I theu zemrën? Kjo është Mariana, shqiptarja që çmendi artistin Drake

Si për t’iu bashkuar festimeve të kombit shqiptar,  pasditen e djeshme këngëtari Drake publikoi këngën e tij më të re “Polar opposites”, në klipin e të cilës, artisti shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe dhe shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar të Shqipërisë.

Përmendja e Prishtinës dhe e një vajze me emrin Mariana në tekstin e këngës po i bën ndjekësit të mendojnë se një vajzë shqiptare mund t’i ketë thyer zemrën.

“Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjosh propagandën?
Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni
U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes
Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”

Drake në tekstin e këngës së tij kalon në dy ekstreme, nga interesi në injorim dhe e bën këtë për të kaluar dhimbjen që i ka shkaktuar kjo marrëdhënie.

Ai gjithashtu flet edhe për krizën e vazhdueshme në Kosovën e Veriut me Serbinë duke thënë:

“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë. Unë thjesht e di që tensioni po rritet”.

Pas gjithë kësaj intrige, rrjeti mundi të zbulojë Marianën.


Ajo punon si Fashion Designer, ka studiuar në Londër për Farmaceutikë dhe më vonë u zhvendos ne Los Angeles e më pas në New York. Aktualisht gjendet në New York, ku ka edhe brand-in e saj.

Mariana ka qenë shoqja e ngushtë e Jorja Smith, ish e dashura e Drake, nga ku dyshohet është njohur me reperin, prej mikeshës së saj.

Sidoqoftë, një arsye e fortë e lidhjes së Drake-ut me Shqipërinë mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi. / Zoom.al