Aplikacion
Si pasojë e sulmit, ligjvënësi pësoi thyerje të hundës, kurse deputeti spartan rrezikon deri në 10 vite burgim sipas Kodit Penal grek.
Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos i tha deputetit të pavarur “Do të të q* nënën do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “dil dhe më thuaj”. Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej jake, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur poshtë.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Konstantinos Tasoulas , deklaroi se neni 157 i Kodit Penal parashikon se kushdo që kryen dhunë ndaj një deputeti dënohet me burgim deri në 10 vjet. Ai theksoi gjithashtu se zoti Grammenos nuk ka pasur kohë as të votojë në votimin e Kuvendit. Madje ai theksoi se imuniteti parlamentar mbulon kundërvajtjet, por jo veprat penale, ndaj mund të akuzohet.
Sipas Protothema, sherri vjen si pasojë e një grindjeje mes anëtarëve të partisë Zgjidhja greke, dhe Konstantinos Floros. /ZOOM.AL/