zoom

Aktualitet

I shpëtoi burgut, por jo vdekjes! Mond Çekiçi u lirua me pretendimin se në shtator ishte me Covid-19

Edmond Koçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm ishte arrestuar në muajin shtator për armëmbajtje pa leje, por me kërkesë të prokurorisë, ai u lirua.

Viktima “Mond Çekiçi” në 24 shtator të vitit të kaluar u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa leje të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Por pavarësisht kësaj, anëtari i Bandës së Durrësit, nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid-19. Vendimi u dha nga prokurorja Rabiana Halili, e cila dy ditë më pas dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.