Aplikacion
Trupa gjykuese që po vlerëson prokurorin në tre kriteret e vlerësimit (pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale), përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Firdes Shuli.
Arjan Ndojës iu bë atentat në vitin 2019 në autostradën Durrës-Tiranë ku mbeti viktimë shoferi i tij Andi Maloku ndërsa vetë prokurori u plagos nga të shtënat.
Por cfarë deklaroi ai për dosjet që iu gjetën brenda në makinë? “Para se të vdiste, Andi Maloku tha se dosjet ishin për personin me inicialet S.D. dhe do t’ia çonte atij“, tha Ndoja.
Pjesë nga dëshmia e prokurorit para vettingut
Është thënë se janë vjedhur dosje në Durrës, janë vjedhur servera jo dosje. Vëzhguesi ndërkombëtar ka qenë një ditë në Prokurorinë e Durrësit, më ka kontaktuar, jam takuar me të, ka parë dosjet.
Marrja në shqyrtim e shënimeve mediatike, është në shkelje me ligjin. Citimi për lidhje me shtetasin “X” apo “Y” është i pabazuar, kur shtetasi nuk është as i dënuar as i hetuar. Ai këshilltari që ka bërë raportin ka mungesë të theksuar të profesionalizmit.
Në mos-hetim nuk bëhet hetim. Për shtetasin A.L, nuk ka ndonjë të dhënë nga agjencitë ligjzbatuese se është i dënuar. Edhe pse nuk është përgjegjësi e imja si individ ta pyes dikë nëse është i dënuar apo jo.
Ngjarja e 2019, është në hetim nga SPAK dhe nuk mund të më kalojë barra e provës. Nuk ka asnjë procedim ndaj meje. Jam thirrur dy herë në SPAK ku jam pyetur në lidhje me ngjarjen. Asnjëherë nuk jam pyetur në lidhje me dokumenta por vetëm me ngjarjen.
Andi Maloku, më ka thënë para se të ndërronte jetë në spital se i ka patur dokumentet për tia dhënë subjektit S.D. 6 muaj janë mbajtur telefonat e mi, ju kam thënë merreni hetoni. Përgjigjen e kam të thjesht por nuk di ça prove të gjej, përderisa vetë organi që bën hetimin njoftohet se nuk ka procedim penal.
Ligji për OFL nga drejtuesit e mazhorancës e propaganduan sikur u bë për mua, më bënë edhe kriminel. Opinionet e përfaqësuesit ndërkombëtar për mua nuk janë të provuara dhe janë të gabuara. Unë në janar 2017 kam dhënë të dhëna të sakta dhe në përputhje me ligjin.
Në 2020 kur DSIK ka nxjerr një raport të ri, ça lidhje kam unë se gjatë kësaj kohe të ndërmjetme doli një ngjarje. Më rezulton se ministri aktual i drejtësisë, zv kryeministri i asaj kohe, kryeministri na paskën dalë se ASHK e Durrësit është shkrirë. Po kjo mazhorancë paska ndryshuar vetë qëndrimet për ashk.
Meqenëse vëzhguesi ndërkombatar ka marrë informacione nga spaku është lehtësisht e verifikueshme, sot kam sjellë 3 prova për këto objekte të paligjshme që pretendohet për shtetasin A.Sh. Këta drejtorët e rinj, mos bënë të njëjtat veprime nën presionin tim?
Pavarësisht sa krenar jam dhe sa i përgatitur profesionalisht, kanë ndikim në punën time ato që janë thënë, në lidhje me “dosjet në makinën time”.
Jam i vetmi në Shqipëri që kam qenë kundra proçedurave proaktive. Nuk kemi pse ta marrim një subjekt në hetim,dhe pas dy vitesh hetim të marrim si provë një përgjim. Ai hetohet për rrethanat e së shkuarës, dhe jo të së ardhmes.
Kam dhënë një deklaratë deri Në janar të 2017, mua nuk më është thënë ndonjëherë se kam shkelur ligjin në plotësimin jo të saktë të deklaratës. Nuk kanë lidhje fare ato dokumente me dokumentat e mia. Për ngjarjen e ndodhur në prokurorinë e Durrësit, për pretendimin e hyrjes me dhunë, kam sjellë kërkesën për gjykim, akuzohet për ndërhyrjen në sistemin kompjuterik.
Më kanë parë me dyshim në momentet e para. Pesha e medias është e madhe në opinion, aq më tepër në shoqëri si e jona. Mua nuk më shqetëson, por familjarët e mi, që shohin lajme, ndikon kjo pjesa./Zoom.al
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë