zoom

Aktualitet

I riu shqiptar kapet në Britani të Madhe duke transportuar drogë

Një 20 vjeçar shqiptar i cili kishte mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe është kapur duke transportuar kanabis me vlerë rreth 42 mijë paund. Pjerin Llezhi është i riu shqiptar që ra në prangat e policisë, ndërkohë që në momentin e ndalimit nga policia ai doli nga makina dhe tentoi t’ja mbathte.

Në bagazhin e makinës së tij ‘Audi’, policët gjetën dy çanta të mëdha ku ishte futur lënda narkotike ‘kanabis’ dhe një telefon Nokia, shkruajnë mediat e huaja.
Pjerin Llezhi u dënua me 7 muaj burg nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa mësohet se do të lirohet menjëherë pasi e ka kryer dënimin në paraburgim.
Avokati mbrojtës Brian Mark, tha se Pjerin Lleshi ishte paguar nga 300 deri në 400 £ për të drejtuar makinën nga një vendndodhje A në një vendndodhje B pasi shkoi në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shtoi: “Ai nuk i pa çantat, nuk e dinte sa kanabis kishte. Nuk e kishte idenë se ishin 9 kilogramë.”
“Ti je shtetas shqiptar dhe ke hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe për të bërë punë legjitime, jo kriminale. Ju po e bënit këtë thjesht për përfitimin e 400 paundëve, që ishte një shumë e konsiderueshme. Dyshoj se keni menduar se ishte gjithashtu e rëndësishme, përndryshe nuk do të kishit marrë rrezikun e transportit të drogës”, ju tha të riut shqiptar gjatë seancës.