zoom

Aktualitet

I riu shkon i plagosur me armë zjarri në spital, ç’ndodhi në Lezhë! Policia jep detajet

Një 22-vjeçar ka shkuar në urgjencën e spitalit të Lezhës i plagosur me armë zjarri në këmbë.

I riu me iniciale A.L., banues në Rrilë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësorë, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.