zoom

Aktualitet

“I riu në Kavajë nuk u vetëvra”, deputeti i PD: Humbi jetën nga dhuna barbare e policëve

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka hedhur poshtë versionin e policisë se 31-vjeçari Ilvi Meta është vetëvarur në ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Kavajës.

Sula hedh dyshime se i riu ka humbur jetën nga dhuna e policisë, ndaj dhe kërkon nga prokuroria të mos lejojë manipulimin e provave.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”-shkruan ai.

Postime të lidhura