zoom

Aktualitet

I riu humbi jetën nga shpërthimi në derën e saj/ Reagon një nga motrat Nikolli

Njëra nga motrat Nikolli, Xhovana ka reaguar për vdekjen e 26-vjeçarit Enea Thomaraj i cili mbeti fillimisht i plagosur si pasojë e një shpërthimi me tritol në deren e motrave.

Thomaraj, fqinj me motrat Nikolli, u dërgua me plagë të rënda në spital ditën e ngjarjes, ku qëndroi për disa muaj por nuk mundi të mbijetonte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhovana i shpreh ngushëllime familjarëve të të riut dhe i inkurajon ata të bëhen të fortë.

Motrat Xhovani jetonin me qira në katin e katërt të një pallati në Elbasan përballë derës së familjes Thomaraj.

Xhovana dhe Alda akuzuan një nga eksponentët e krimit, Nuredin Dumanin si përgjegjës për sulmin për shkak të një konflikti që kishin pasur mes tyre.