zoom

Aktualitet

I quajti shqiptarët kriminelë, Begaj i përgjigjet ministres britanike nga Kukësi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar deklaratën e ministres së Brendshme britanike, e cila tha se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminelë.

Begaj tha sot nga Kukësi se nuk është dakord me deklaratat e bëra nga ministrja britanike për shqiptarët.

“Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga ministrja e Brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në bote, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i beje në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverisë angleze në ketë rajon”
, deklaroi Begaj.

Postime të lidhura