zoom

Politikë

I quajti gazetarët “vrasës me porosi”, Basha: Nuk komentoj asnjë artikull dhe qëndrim mediatik

Kreu i PD, Lulzim Basha, u pyet edhe nëse mbështet deklaratat e bëra në një artikull të publikuar nga ‘Rilindja Demokratike’, ku i cilëson gazetarët si ‘vrasës me porosi’.

Basha tha se nuk dëshiron të bëjë asnjë koment, duke shtuar se nuk mbështet etiketimet që u bëhen gazetarëve.

Përgjigjja e Bashës:

“Nuk komentoj asnjë artikull dhe asnjë qëndrim të medias. Nëse ka njeri që është përballur me sulme dhe denigrime, jam unë, por unë nuk komentoj dhe nuk futem në këtë spirale. Aty funksionon liria e shtypit dhe funksion përmes gazetarëve.

Nuk mbështes asnjë etiketim të medias, sikundër mbështes median në bërjen e punës me profesionalizëm.

E di që sot mediat kryesore në vend kanë një problem elementar, aftësia për të përballuar koston ekonomike varet në masë nga gatishmëria e qeverisë për t’i darovitur.

Nëse ju kujtohet, kam bërë zotime që do çlirojmë median nga varësia nga qeveria, dhe statusi i gazetarit, për të çliruar punonjësin e medias nga pasiguria e çdo lloji”. /ZOOM.AL/