zoom

Aktualitet

I qeshur dhe i qetë në kafaz, Gjykata lë në burg Aleks Markun. Mbajti peng për 5 orë familjen

Gjykata e Durrësit dha sot në një seancë me dyer të mbyllura masën e sigurisë ndaj 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët për 5 orë dhe terrorizoi me qitje kallashi banorët e “Shkëmbit të Kavajës” dhe forcat e policisë, para se të dorëzohej me negociata.

Aleks Marku ishte i qetë dhe i qeshur, teksa banorët pas ngjarjes thanë se ai ishte problematik dhe narkoman, me probleme të varësisë nga droga. Pasi dëgjoi palët, prokurorin e gatshëm dhe avokatin, ndaj tij Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 maj në Durrës. pasi u dorëzua gjysmë i zhveshur, Marku deklaroi se kishte frikë se do e sulmonte një grup kriminal, por sipas hetuesve kjo alibi nuk qëndronte. Sipas hetimeve, rezulton se Aleks Marku nën efektin e drogës mbajti peng 2 fëmijët pas një debati me bashkëshortene tij ai qëlloi me kallashnikov edhe drejt forcave RENEA.

Teksa bashkëshortja e tij kishte denoncuar dy herë në policinë e Lezhës për dhunë, por nuk ishte paraqitur në gjykatë për urdhër mbrojtjeje, pasi i kishin zgjidhur vetë mosmarreveshjet mes tyre. Familja me origjinë nga Lezha jetonte në zonën bregdetare prej kohësh me qira. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura