Aplikacion
Mjekja obseter gjinekologe, Enriketa Kroi, tregon se çfarë mund t’i shkaktojë kombinimi i këtyre faktorëve një gruaje shtatzënë.
“Është e kuptueshme që ekspozimi në temperature të larta i shoqëruar me dehidratim shoqërohet me një rënie të punës së zemrës, vlerave të presionit të gjakut, vështirësi në frymëmarrje, dhe të gjitha këto ndikojnë edhe te bebi”, u shpreh ajo.
Noti por edhe deti janë një faktor që ndikon mirë për një grua shtatzënë. Mjekja këshillon se si duhet të veprojnë gjatë plazhit.
“Është e kuptueshme që duhet shmangur në mënyrë të padiskutueshme ekspozimi në pikun e temperaturave të larta sa nga ora 11:30 deri në 4 e gjysmë të pasdites. Plazhi i ndihmon, rrezet e diellit i ndihmojnë por këshillohet dalja e shpejtë nga ora nga ora 7 e gjysmë -8 të paradites dhe më pas ekspozimi në orët e pasdites nga ora 4 e gjysmë deri në 7. Duhet të përdorin kremëra mbrojtës me faktorë të lartë 30 e sipër apo dhe 50+. Dhe për çdo person tjetër dhe gratë shtatzëna rekomandohet konsumimi i lëngjeve, i ujit mbi dy litra në ditë”, tha mjekja.
Marrja e ushqimit të duhur është një element kyç gjatë shtatzënisë. Suprat apo perimet duhen konsumuar shumë, ndërsa duhen eliminuar karbohidratet.