Aplikacion
“Një nga skenarët më shqetësues parashikon se nxehtësia do të vazhdojë deri në 10 ditë, me temperaturën që “ngjitet” edhe në 45 gradë Celsius” shkruajnë mediat greke, që kanë publikuar edhe një video që tregon lëvizjen e masave të të nxehtit gjatë periudhës 25 korrik – 4 gusht. Meteorologu grek Giannis Kallianos shprehet se kjo do të jetë një nga pesë valët më të forta të nxehtësisë që ka goditur rajonin në 30 vitet e fundit.
Këshillat për qytetarët janë disa; të qëndrojnë në vende të freskëta, larg mbipopullimit, shmangni ecjen apo vrapimin në diell, vendosni kapele, syze dielli, konsumoni vakte të lehta, fruta, perime, pini sa më shumë ujë dhe lëngje frutash, duke shmangur alkoolin. Kujdes i veçantë rekomandohet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, si dhe të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike për t’i mbrojtur nga temperaturat e larta.