Aplikacion
E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se në të njëjtin sektor ndodhen edhe zyrtarët e tjerë socialistë që janë arrestuar, si: Ilir Beqaj, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako. Madje. Gazetarja shtoi se ata mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.
“Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë. Veliaj është një zyrtar i lartë që nuk ka rrezik arratisjeje. Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Vleiajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku. Për shkak se Veliaj ka adresën e banimit në Tiranë, më afër është Durrësi. Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, që janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur, mund të komunikojnë me njëri tjetrin. Është një sektor i bërë enkas për zyrtarë,”- tha ajo.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është lënë në burg, ndërkohë që masa e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.
SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ Zoom.al