zoom

Politikë

I mori postin, Bardhi ironizon Bashën: Mos u çudisni kur të shpallë veten edhe mbret të Anglisë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ironizuar Lulzim Bashën, pasi ky i fundit përmes një ndryshimi në statut i mori postin.

Bardh, në një deklaratë për mediat, u shpreh se “mos u çudisni, se do të vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë”.

Gazment Bardhi: Kush është kryetar i grupit të opozitës, e kupton se në çfarë li mitesh, absurditeti është ky diskutim mes kryetares së kuvendit dhe dikujt që u vetëshpall kreu i grupit dhe kreu i Partisë. Mos u çudisni, se do të vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë. Mos u çudisni me këto gjëra. Kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga kryeministri, por nga asnjë grup tjetër dhe jo nga PS dhe administrata e Kuvendit.

S’flas asnjëherë pa informacione. Kryetari i grupit më të madh në Kuvend, të opozitës e zgjedhin deputetët e PD-së dhe jo ata të PS. S’ka për të ndodhur asgjë. Do të ketë një tentativë për t’u bërë ajo që ndodhi sot. Kryetarja e Kuvendit referon vetëm komunikimet me grupet parlamentare. E bëri këtë gjë që mos të flisnim për hallet e qytetarëve. Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve të PD do të jem në këtë detyrë. E ripërsëris apelin tim. Nëse zoti Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i gripit, po të sigurojë 18 vota, vota e 19 do të jetë e Gazment Bardhit. E siguroj për këtë, se kaq borxh ia kam Bashës kaq gjë.”