zoom

Aktualitet

I kishte dhënë borxh 50 mijë euro/ Borxhliu i vjedh 15 mijë euro të tjera mjekut të QSUT

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë.

Policia vendosni në pranga këtë të enjtë një 38-vjeçar, Olsi Bibollari, pasi akuzohet se në datën 25 gusht ka vjedhur 15 mijë euro në një banesë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Pas arrestimit ka dalë në dritë e gjithë ngjarja që i përngjan skenarëve të filamve holivudianë.

Bibollari i kishte vjedhur paratë nga banesa e mikut të tij, të cilit i kishte marë pak kohë më parë, borxh, 50 mijë euro të tjera.

Personi i dëmtuar është mjeku Eqerem Hasani i cili më parë ka mbajtur edhe postin e shefit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

E gjithë kjo ndodhi pasi mjeku harroi çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit. Autori ka përfituar nga kjo pakujdesi e mjekut dhe i është futur në banesë duke i vjedhur shumën e majme prej 15 mijë eurosh. Pasi nuk ka gjetur paratë, ka qenë vetë mjeku i cili ka denoncuar hajdutin “me fat”. Më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike dhe është arrestuar.

Autori është pronar i disa bizneseve, edhe pse mori 50 mijë euro hua dhe 15 mijë të tjera i vodhi.