Aplikacion
Ministrja u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të makinave që të bëjë kujdes gjatë qarkullimit, pasi rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.
“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu.
Jam me drejtor Qaton këtu, sepse ju do të merrni në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por HEC-et e Drinit po mbushen.
Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës.
Kur të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in, maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur” tha ministrja. Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces.