zoom

Aktualitet

I hedhur anës lumit! Gjendet një person i vrarë në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, pasi është gjetur i vrarë me armë zjarri një person.

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin është konstatuar i pajetë, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.