zoom

Aktualitet

I grabiti biznesmenit grek 290 mijë euro, shqiptari ekstradohet nga Anglia

Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vjedhjen e një shume parash një biznesmeni grek.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një biznesmeni dhe personazhi të njohur televiziv, se i kishin zhvatur rreth 290 mijë euro në banesë në mars të vitit të kaluar.

Dyshohet se pas ngjarjes shqiptari është larguar drejt Britanisë, ku edhe u arrestua për t’u ekstraduar drejt vendit fqinj.

32-vjeçar mohoi para autoriteteve greke se është ai grabitësi i parave dhe u la i lirë me kusht.