Aplikacion
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belindja Balluku e cila e ka emëruar Drenovën në krye të “AlbGaz” e duke “i dhënë duart” kështu, Arbër Avramit.
“Suksese Elisian Bici në detyrën e re të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Falenderojmë Skerdi Drenovën për kontributin e tij në sektorin energjetik dhe i urojmë suksese në detyrën e re si drejtor i Albgaz.sha.”- shkruan Balluku.
Ndërkohë, hije dyshimi bien mbi largimin e Arbër Avramit, emri i të cilit doli në dosjen e Kristian Boçit, në verë të vitit 2024.
Mes sekuestrove të prokurorisë asokohe ishte pjesë edhe shoqëria “Europa Building” në pronësi të babit të Arbër Avramit, Vladimit Avrami.
Në akuzë theksohej se Vladimir Avrami së bashku me Kristjan Boçin dhe Elman Abulen, përmes disa kompanive kishin krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.
Nga emigrantët te vaksinat,100 vendimet që do të miratojë Trump në ditën e tij të parë të pushtetit