Aplikacion
Mirëpo, së fundmi u vu re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet e para për një krisje të mundshme të marrëdhënies së tyre. Megjithatë, nuk mund ta marrim totalisht si të mirëqenë, por na mbetet të presim.
Kjo ka shqetësuar fansat të cilëve u ka rënë në sy ky detaji dhe kanë nisur nga vëzhgimet.
Aktualisht, supermodelja po realizon një Giveaway dhe në kuadër të rregullave të lojës, personat që e realizojnë kanë follow vetëm faqet e bizneseve me të cilët bashkëpunojnë. Mirëpo kjo nuk mund të thuhet për futbollistin, për të cilin nuk dihet se çfarë e ka shtyrë drejt një veprimi të tillë.
Kujtojmë se i njëjti skenar u përsërit edhe më parë, kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Asokohe u tha se mes tyre ka patur disa debate xhelozie, por duket se dyshja i hodhi pas të gjitha dhe u rikthyen bashkë.
Ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndrra amerikane.