zoom

Të gjitha

I dha fund martesës me Nick Jonas? Reagon Priyanka Chopra

Prej ditësh në rrjet po përflitej për një ndarje të mundshme mes Priyanka Chopra-s dhe Nick Jonas.

Mirëpo duket se aktorja ka vendosur që t’u japë fund të gjitha thashethemeve me vetëm një koment në rrjetet sociale në videon e partnerit të saj gjatë stërvitjes .

Dreqin! Sapo vdiqa në krahët e tu…”, ka komentuar aktorja duke u dhënë fund të gjithë zërave që flisnin për një ndarje të tyre.

Kjo erdhi pasi në rrjet flitej nga fansat për statusin e martesës Chopra-Jonas sepse aktorja e “Quantico” hoqi mbiemrin “Jonas” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Chopra shtoi “Jonas” në emrin e saj në Instagram dhe Twitter pas martesës së saj me Nick në vitin 2018.

Ndërkohë, javën e kaluar ajo e hoqi pjesën e dytë të mbiemrit të saj pa dhënë shpjegime dhe në këtë mënyrë fansat ishin të mendimit se martesës së dyshes i kishte ardhur fundi.

Akoma mbetet e paqartë pse Priyanka hoqi mbiemrin e bashkshortit të saj nga profilet në rrjetet sociale, por rëndësi ka që ata janë bashkë dhe këtë na e konfirmoi së fundmi vetë aktorja.