Aplikacion
Në klipin prezantues, artisti u shpreh se po bëhet pjesë e spektaklit single, por edhe shumë i dashuruar.
I pyetur nëse është gati të jetojë i monitoruar nga kamerat, u shpreh se: “Po, sepse dal prej shtëpisë sime, prej 20 vitesh kam qenë para kamerave.”
Nuk dihet nëse këngëtari me deklaratën e tij, se “po hy single” nënkuptoi ndarjen nga partnerja e tij e fundit, identitetin e së cilës e mbajti të fshehtë.
Lidhja e çiftit nuk është shumë e qëndrueshme, pasi shpesh herë këngëtari publikon në Instagram disa shprehje të cilat tregojnë që ai është keq emocionalisht.
“Disa njerëz mund të mos e pëlqejnë, por e dinë që është e vërteta. Së shpejti historia. Ti mund të vraposh, por s’mund të fshihesh”, ishte një postim i fundit i këngëtarit në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse ai foli për një ndarje nga e dashura apo thumb për Afrona Dikën, të cilën e ka akuzuar si materialiste.
Por duke se ai do të zbulojë shumë gjëra brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Blero Muharremi disa kohë më parë i ka dhënë fund edhe martesës me ish-bashkëshoren, Afrona Dika.
“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.
Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkroi ai duke zbuluar se ishte ndare.
Blero i dha fund martesës me Afrona Dikën, pas gati 7 vitesh së bashku dhe i ftuar në një intervistë, u shpreh se ajo ishte lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.
Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.
Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe pasi është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ndërmarr hapa ligjorë. Kam qenë i mirë dhe jo dore shtrëngues. Fakti që kam mbyllur njërin sy, nuk do të thotë që se kam parë. Ndarja nuk ka qenë aq e thjeshtë sa është thënë nga ajo, kjo jo sepse nuk doja unë. Ajo deshi kështu”, rrëfeu ai.
Këngëtari tregoi se është i gatshëm të zhvendoset në Gjermani për të jetuar me partneren e re.
“Jam prej disa muajsh në një lidhje, më bën të ndihem i respektuar, i dashuruar dhe i vlerësuar. Është një ndjenjë që se kam pasur më herët, më ka munguar më parë. Kam ndryshuar për pak në këtë aspekt, kam kuptuar që gjërat që vlejnë shumë duhet t’i mbash për vete. Partnerja ime e re ma ka mësuar këtë gjë. Jam njeri me fat me partneren e re. Ajo sheh Blerimin, jo Bleron, pa famë dhe kurrgjë rreth vetes, një person të thjeshtë.
Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë. Sa i përket jetës sime në Gjermani, nuk e kam aspak problem të shkoj”, tha ai.
Ndërkohë deklarata e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.
Afrona nga ana tjetër tregoi se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.
“Kur je larg dashuria zvogëlohet. Larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj që një lidhje në distancë zgjat për një kohë të shkurtër dhe jo për një kohë të gjatë. Ti nuk e ke personin pranë në çdo aspekt të jetës, kur je mirë, kur je keq. Ke nevojë për një përkrahje, sidomos për femrat që janë të ndjeshme dhe delikate si natyrë, na duhet një person afër, një burrë që të na mbështesë dhe përkrahë në të gjitha aspektet e jetës. Këtë nuk e kisha më, ndaj erdhi ndarja. Tani unë jetoj me partnerin tim të ri zviceran. Ai gatuan për mua, gatuan shumë mirë”, u shpreh Afrona Dika në “Kurthin e Piter Pan”.