zoom

Bota

I dërguari i Trump në Ukrainë/ Çfarë diskutoi me Zelenskyn?

I dërguari i presidentit amerikan, Keith Kellog u takua me presidentin ukrainas në Kiev këtë të enjte, pasi Donald Trump ka ashpëruar gjuhën ndaj Zelenskyt në dy ditët e fundit.

Në qendër të bisedimeve do të ishte arritja e një paqe të drejtë dhe e të qëndrueshme nga zgjdhja e konfliktit me Rusinë, por nuk dihet çfarë diskutuan.

Zyrtarët vendas thanë se një konferencë për shtyp që Kellog kishte planifikuar të mbante në Kiev, ishte anuluar.
Nuk dihet nëse bisedimet e kësaj të enjte e kanë zbutur sadopak përçarjen e paprecedentë që ëstë krijuar mes Kievit dhe aletatit të tij më të fortë, Uashingtonit.

Më herët gjatë ditës, Zelensky zbuti tonet me amerikën ndërsa nënpresidenti JD Vance vijoi kritikat ndaj tij në të njëjtën linjë që Trump ndoqi një ditë më parë.

Donald Trump e quajti Zelenskyn diktator të pazgjedhur duke vënë në dyshim legjitimitetin e tij për shkak të mungesës së zgjedhjeve në kohën e luftës në Ukrainë, ndërsa po nxiton për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Moskën.

Nga ana tjetër Europa i ka dalë në mbrojtje zelenskyt duke thënë se është normale që zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë luftës. Krerët e shteteve nga Britania e Madhe, Franca e Gjermania, pajtohen me SHBA-të për një paqe të gjatë dhe të qëndrueshme në Ukrainë por kërkojnë garanci të mëdha sigurie.