Aplikacion
Me vendim të GJKKO-së u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik në bursa.
“Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa”, informuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK.
Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa.
Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
DËNIMI ME BURG
GJKKO i dha fund një prej proceseve të bujshme më 8 Korrik duke shpallur vendimin për 13 anëtarët e grupit kriminal, të akuzuar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.
Përmes një njoftimi zyrtar, GJKKO shprehej se të pandehurit në këtë çështjes ishin: Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi.
Referuar SPAK, organizator i kësaj skeme ishte Erjon Kasmi, ndërsa ata akuzohen për përfshirje në skemën mashtruese të call-center, të cilët kanë shkaktuar të paktën një dëm prej rreth 7 milionë euro qindra shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian.
Nga hetimet e procedimit penal të vitit 2021 ka rezultuar se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.
Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Sipas prokurorisë, është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri. SPAK konstaton dëme financiare në dëm të qytetarëve evropianë në vlerën rreth 7 milionë euro.
Vendimi nga GJKKO:
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj Erjon Bani dhe Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 190, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 143/b/2, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43, datë 08.07.2024, vendosi:
“Fshiu emrin e Olsit nga dosja”/ Rama dhe Bardhi në gjyq për shpifje! Akuza pas shtyrjes së seancës