zoom

Aktualitet

I dehur dhe me automatik, momenti kur agjentët përplasin pas kofanos 38-vjeçarin me duar pas shpine

Policia e Shkodrës njoftoi se vuri në pranga një 38-vjeçar në Vaun e Dejës, i cili akuzohet se qarkullonte me automatik pa leje.

Pas hekurave ra i dyshuari Pashk Marku, ku në pamjet e shpërndara shihet se si agjentët e përplasin pas kofanos së mjetit me duar pas shpine.

“Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Lëvizte me armë zjarri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari Pashk Marku. Sekuestrohen arma e zjarrit automatik, automjeti dhe 1 celular. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan 38-vjeçarin banues në fshatin Stajkë”, tha policia vendore.

38-vjeçari, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia. /ZOOM.AL/