zoom

Të gjitha

I dedikoi këngë Xhensila Myrtezajt, këngëtari i ri zbulon si reagoi Bes Kallaku

“Xhensila” është titulli i këngës së Blerandit, i cili jo pa qëllim ka zgjedhur këtë emër. Kënga jo vetëm që mban emrin e këngëtares së njohur, por gjithashtu edhe i dedikohet asaj.

E kur fansat kanë tekstin e këngëtarit të ri, janë bërë kuriozë të dinë se çfarë mendon Xhensila Myrtezaj? Po bashkëshorti i saj, Bes Kallaku? Këtë e ka zbuluar vetë Blerandi gjatë një interviste.

“Për Xhensila Myrtezajn e kam këngën. Është pak provokuese. Besi ka reaguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’. Xhensila nuk ka reaguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”- tha ai në “ABC e mëngjesit”.

Ndërkohë ai foli edhe për këngët e tij të tjera. Këngëtari u shpreh se ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, tekstet e këngëve preferon t’i shkruajë në shqip pasi ashtu i vijnë më mirë.

“Kur kam filluar këngën e parë, më ka ardhur më lehtë për ta shkruar në shqip se ka të bëjë me ndjenjat. Nuk e kam gjetur veten për të shkruar në gjermanisht, megjithatë kënga e re që do të publikohet ka një rresht në gjermanisht”, u shpreh Blerando./Zoom.al