Aplikacion
Lajmin e konfirmuan zyrtarët në një konferencë për shtyp.
Të mërkurën, një person u vra ndërsa 21 u plagosën nga të shtënat në Misuri në fund të paradës së fitores së Kansas City Chiefs’në Super Bowl.
Autoritetet konfirmuan se “lojtarët, trajnerët, stafi dhe familjet e tyre janë të sigurt” pas incidentit vdekjeprurës.
I dashuri i Taylor Swift, Travis Kelce, u mbijeton të shtënave
Duke folur në X, një zëdhënës i Kansas City Chiefs konfirmoi se të gjithë lojtarët, përfshirë Kelce, ishin të sigurt.“Ne jemi vërtet të pikëlluar nga akti i pakuptimtë i dhunës që ndodhi jashtë Stacionit të Unionit në përfundim të paradës dhe tubimit të sotëm”, shtohet në deklaratë. “Zemrat tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Kansas City”.
Shefja e policisë së qytetit të Kansas, Stacey Graves gjithashtu zbuloi se të dyshuarit ishin në paraburgim.